Pak orë pasi mazhoranca miratoi projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e sotme deputetët e PD-së.
Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se është vendosur që të ketë përballje deri ne largimin e Edi Ramës. Sipas deputetëve të PD-së, miratimi mbrëmë i ligjit është një akt terrorist, pasi mazhoranca po sillet si armike e shqiptarëve. Burime të PD-së thanë se, do t’i bëhet një kërkesë zyrtare presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar ligjin. Gjithashtu vendime të tjera do të merren nga PD-ja hap pas hapi. Sipas grupit parlamentar të PD-së miratimi i këtij ligji konsiderohet rrëzim i shtetit, pasi nuk ka as Gjykatë Kushtetuese funksionale.