REDAKSIONALE
Pak minuta më parë pamë një shfaqje të shëmtuar dhe të neveritshme, të të ashtuquajtuitr ministër të Financave dhe Ekonomisë në vend, mësuesin e anglishtes, Arben Ahmetaj, tek broçkolliste idiotësira pa fund për financat dhe ekonominë në vend.
Ky njeri që është turp për vendin, në çdo fjalë që thotë gënjen dhe ofendon me dhjetëra financiarë dhje ekonomistë të shkëlqyer që ka Shqipëria.
Me atë zeron që tregon dhe na e bën me duar kur flet për buxhetin nuk bën asgjë më shumë veçse na tregon se është vetë një zero me xhufkë, një njeri që është turp i madh për institucionin e rëndësishëm që drejton.
Ai harron se në fakt është në atë detyrë vetëm e vetëm sepse ka një zotësi të jashtëzakonshme të noterizojë çdo aferë korruptive dhe megavjedhje të Edi Ramës. Ky njeri e ka shndërruar buxhetin e shqiptarëve në buxhet personal të Edi Ramës, ku sigurisht merr edhe pjesën e vet.
Arben Ahmetaj nuk është asgjë më shumë se sa thjesht një ministër skllav i Edi Ramës.
‘Super ministri’ është në fakt në dispozicion të supershefit të tij në misionin për të goditur biznesin, për të marrë në qafë ekonominë, për të rritur taksat pafund, kur fsheh rënien e euros, kur fsheh rënien e vendeve të punës, kur varfëron dhe mjeron shqiptarët.
Përgjegjësi kryesor për klimën e biznesit në vend. Autori i frikës dhe kolerës që ka shtënë mbi të gjitha bizneset në vend, qofshin këto të vogla, mesme apo të mëdha.
Nuk ka asnjë investitor të huaj dhe sillet si në nivelin e një Sekretari të Rinisë dhe nuk flet kurrë në nivelin e një ministri të rëndësishëm apo e një zyrtari të lartë të shtetit.
Ky njeri është shndërruar në portën e Ferrit të Rilindjes pasi në çdo veprim të tij fshihet një makabritet. /55news.al/