Ditë e zezë për kombin, Shqipëria i dorëzon sot Greqisë detin dhe nderin

Tuesday, 10 July 2018 10:33

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar edhe një herë marrëveshjen që pritet të nënshkruhet sot në Londër nga Rama dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Berisha shkruan se me këtë marrëveshje, Shqipëria i fal Greqisë një sipërfaqe prej 1200 kilometra katrorësh det.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit

Dite e zezë në historinë e kombit shqiptar! Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!

Miq, sot në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos:

- Copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë copëtim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë,

- Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

- Triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut.

Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘Çamëri’ dhe, si njeri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire.

Miq, kjo dite e zezë fton shqiptaret t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtareve të kombit shqiptar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...