Fshehja e dënimit të gjyqtarit në Itali, PD: Presidenti ta shkarkojë që sot

Tuesday, 10 July 2018 21:33

Partia Demokratike i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të shkarkojë sot gjyqtarin Admir Thanza, për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se “KPK duhet ta kishte shkarkuar gjyqtarin Thanza që në Prill 2018, kur janë vënë në dijeni të faktit, jo të lejonin që ai të qëndronte në detyrë edhe 3 muaj të tjerë”.

 

Ndërkaq, PD kërkon nga Prokuroria fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen prej tij të ligjit të dekriminalizimit.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike është njohur sot me faktin e rëndë që një gjyqtar i lartë rezulton i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe këtë fakt e ka fshehur gjatë plotësimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Pavarësisht nga rrethanat e pretenduara prej tij mbi kryerjen apo jo të krimit, Partia Demorkatike kërkon respektimin e vendimit të drejtësisë italiane dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Për këtë qëllim, apelojmë Presidentin e Republikës, si organ kushtetues përgjegjës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, që të urdhërojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga ligji i dekriminalizimit.

Për Partinë Demokratike, një gjyqtar i dënuar penalisht nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e gjyqtarit për asnjë sekondë më shumë pas vërtetimit të faktit të dënimit.

Komisionet e vettingut janë njohur me këtë të dhënë në mënyrë zyrtare që në muajin Prill 2018 dhe do të duhet të kishin urdhëruar menjëherë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në fjalë, pa patur nevojë për të vijuar edhe për 3 muaj procedurat e vlerësimit.

Dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe fshehja e këtij dënimi, pavarësisht detyrimit që buron nga ligji, është motiv i mjaftueshëm për të konkluduar shkarkimin nga detyra, për shkak se ky fakt përbën cenim të rëndë të besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.

Për këtë arsye, edhe organet e vettingut duhet të urdhërojnë shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit, pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Deri në marrjen e këtij vendimi nga organet e vettingut, javën e ardhshme, kërkojmë nga Presidenti i Republikës që të urdhërojë sot shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, duke shmangur në këtë mënyrë vijimin e qëndrimit të mëtejshëm të tij në detyrë, qoftë edhe për 1 javë.​

Gjithashtu, kërkojmë nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit prej tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...