Rama vazhdon t'i japë tendera Kelment Balilit (dokumenti)

Tuesday, 17 July 2018 18:17

Kelment Balili vazhdon të jetë në kërkim policor prej dy vitesh, ndonëse ka zëra që thonë se ai fshihet në Sarandë me garanci politike se nuk do të preket. Por përtej kësaj, bizneset e familjes së ‘Eskobarit të Ballkanit’, sikundër e cilësuan mediat greke, vazhdojnë të përfitojnë para publike përmes tenderave. Kompania e policisë private ‘Balili & Co’, ka fituar së fundi një tender nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Gjirokastër, me vlerë rreth 35 milionë lekë të vjetra.

Shpallja fituese e kompanisë së familjes së Kelment Balilit është botuar në buletinin e djeshëm të Prokurimeve Publike. Në 17 dhjetor 2017, Policia e Shtetit i hoqi licensën e policisë private “Balili & Co”, por Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e Haki Çakos dhe i riktheu licencën kësaj kompanie, duke i hapur kështu rrugë pjesëmarrjes në tendera dhe çuditërisht në shumë raste rezulton fituese. Pjesa më e madhe e tenderave në jug të vendit, që kanë të bëjnë me shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike të institucioneve, fitohet nga kompania e Klement Balilit.

Zor të besohet se kemi të bëjmë thjesht me një rastësi. Kelment Balili dhe familja e tij kanë lidhje okulte në nivele të larta të administratës dhe politikës. Ambasadori amerikan në ikje, Donald Lu, ka bërë thirrje disa herë për arrestimin e Balilit, madje e quajti dështim të qeverisë faktin që ai është ende i lirë. ‘Eskobari i Ballkanit’, jo vetëm që nuk po arrestohet, por Edi Rama i jep bizneseve të tij para nga buxheti i shtetit.

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 18:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...