Zhduku parqet për kulla/Veliaj,450 mijë USD tender për lule në tarracat e stacioneve të autobusëve

E mërkurë, 01 July 2020 09:04

Pasi ktheu pjesën më të madhe të lulishteve në terrene për kulla pa asnjë shenjë brerjeje ndërgjegje për premtimin elektoral të pambajtur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka gjetur një mënyrë “origjinale” për t’u paraqitur si zyrtari që shqetësohet për gjelbërimin e qytetit.

Në një tender me vlerë rreth 470 milionë lekë (të vjetra) të shpallur së fundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të gjelbërojë çatitë e stacioneve të autobusëve urbanë.

Idea, e cila mund të përcillet në publik si një inovacion për mjedisin, në fakt duket se është më shumë një sajesë jo vetëm e çuditshme, por edhe e kushtueshme për qytetarët e Tiranës, të cilët kanë nevoja shumë herë më të mëdha për “mushkëri të gjelbra” se sa hapësira minimale mbi tarracat e stacioneve.

Megjithatë, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, duket e vendosur të shpenzojë rreth 500 mijë dollarë, të cilat më pas pritet t’i propogandojë si “shtim i hapësirave të gjelbra” në kryeqytet.
Të hënën e 29 Qershorit, Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, një strukturë në varësi të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ka shpallur tenderin “Rikonstruksion i lulishteve dhe mikrohapësirave të gjelbra me shatërvane në blloqe banimi”, me fond limit rreth 470 milionë lekë (të vjetra), pa TVSH.

 

LEXO EDHE Covid-19 infekton edhe zyrtarin e lartë të policisë
Në projektin e Bashkisë së Tiranës përfshihet, ndër të tjera, edhe krijimi i “strehave të gjelbra”, më konkretisht, krijimi i mini-mini lulishteve mbi vend-qëndrimet e pritjes së autobusëve urbanë në kryeqytet.

 

Natyrisht, si shumë projekte të tjera të Bashkisë së drejtuar nga Veliaj, tenderi është shoqëruar edhe me pamje grafike impresionuese.

Sipas projektit të Bashkisë, qytetarët paraqiten si në një oaz të mrekullueshëm gjelbërimi, një pamje surreale për xhunglën urbane të krijuar nga ndërtimet shumë-katëshe gjatë mandatit të Erion Veliajt.

Projekti për rikonstruksionin e mikro-hapësirave të gjelbra në Tiranë përfshin, gjithashtu, edhe rikualifikimin e lulishtes “Vëllezërit Frashëri”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo lulishte, e përuruar disa vite më parë, është përfshirë në mënyrë periodike në tenderat e “rikualifikimit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...