Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një mesazh që i ka shkuar në adresë të tij, ku flet për kontrollet që po bëhen në jug të vendit.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha, bëhet me dije se operatorëve turistikë po iu imponohen që të faturohen 30% më shumë.
Reagimi i Berishës:
Edvini rikthehet tatimin e jashtezakonshem te eterve mizor per turizmin!
Operatereve turistik ju imponojne dhe detyrojne te faturojne 30% me shume per vitin 2018 se sa vitin paraardhes.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor,
Tatimet kane nisur nje veprimtari detyruese ndaj operatoreve turistike, ku u imponojne te faturojne dhe deklarojne 30% me shume se viti paraardhes per vitin 2018. Procesin e quajne "intervistim" , duke thirrur prane zyrave te tyre operatoret turistike ne menyre qe te mos shperndajne shkrese pasi behet publike.
Atje i njohin me "detyrimin" qe duhet te nenshkruajne, duke i sqaruar se ai qe pranon "nuk do te kete kontrolle" nga ana e tatimeve, dhe se "pergjigja pozitive" do te beje qe te njoftohen punonjesit ne terren "te mos e vizitojne" biznesin ne fjale. Dmth, nese pergjigja eshte "negative" , punonjesit ne terren do te udhezohen "ta vizitojne" biznesin ne fjale....
"Arturo Ui" domethene....
Bashkengjitur nje foto e shkreses fotografuar me nxitim, me te cilen "te thirrurit" njihen ne zyrat e tatimeve dhe nuk u lejohet ta marrin me vete qe te mos e shperndajne e te mos mbeten gjurme.”