Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar ditën e sotme që të votohet edhe një herë ligji për Teatrin e Ri.
Javën që shkoi, mazhoranca votoi ligjin e Teatrit të Ri, ku edhe u vodhën votat e opozitës.
Opozita ishte e pranishme në Parlament ditën e sotme, në respekt të presidentes së Kroacisë, e cila mbajti një fjalë para deputetëve.
Pas fjalës së presidentes kroate, opozita është larguar nga Parlamenti, ndërsa ka përsëritur edhe një herë që ligji për Teatrin duhet të votohet, pasi është shkelur ligji.