Rilindja e Ramës, operacion spastrimi dhe punësim për militantët

Diel, 29 July 2018 11:22

Korrupsion ne ndermarrjen e Trajtimit te Studenteve!

Ndrikull Dapi ben kerdine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje z.Berisha!

Ju lutemi publikojeni kete problem te shume punonjesve te ndermarrjes “Trajtim Studenti nr.2” Tirane, ku eshte derjtoreshe , Zhanina Dapi, e cila ka hequr e po heq punonjes te ndershem nga puna, se e kane urdheruar sponsorat e Rilindjes te liroje vende pune per militante te PS, se erdhen zgjedhjet.

Duket qe ka urdher nga kryetari partise dhe kryemashtruesi Edi Rama, sepse ka kohe qe ka dale ne media per masakren qe po ben kjo drejtoreshe dhe nuk eshte marre asnje mase ndaj saj.

Sapo filloi punen ajo emeroi Erion Bedinin drejtor te hotelerise, militant i thekur i PS, i cili ben dhe shoferin dhe badigardin e saj, pasi i bleu dhe makinen drejtoreshes, te cilin e urdheroi te bente kolaudimin e fikseve te zjarrit te njeriu i saj (i drejtoreshes) nga Fieri, te Jonuz Veliaj, ne shumen 117 600 leke, ku ka firmosur vete ne faturen e leshuar nga subjekti. Perseri kjo drejtoreshe e Rilindjes urdheron te bejne fatura fiktive udhetimesh te paqena me studente neper rrethe ne shumen 48 000 leke, sepse mbulojne pislliqe te tjera te vete Zhanina Dapit. Dhe keto paguhen direkt nga znj.Cjapi, qe eshte drejtore finance, kur pagat e punonjesve qekur ka ardhur kjo drejtoreshe vonohen nga nje jave. Po perdor mire dhe shefen e burimeve njerezore, Eldrina Karafilin, e cila e meson si te heqe nga puna njerez te ndershem. Po perdor mire dhe ate juristen znj.Mimi, qe ne zgjedhjet e kaluara shkonte dere me dere e kerkonte vota per LSI, ndersa tani eshte kthyer ne servile dhe spiune e saj. Duke u mesuar keq me dhurata e me zarfa, kjo drejtoreshe po perdor keshillin mbikqyres te kesaj nderrmarrje per tu marre firmat per te falur gjoba per subjektet qe nuk kane paguar ne kohe qerate e objekteve te ndryshme te ndermarrjes.

Kaq shume i mbeshtet Rilindja keto prerje drejtoreshash te pavlera ne shoqeri, por qe kane vlere per pune personale te ministrave te qeverise.

Mjafton te kesh nje mik deputet te PS dhe aty behesh pergjegjes, ose shef, edhe me diplome fallso, edhe me “bachelor” privat. Me universitet privat rrethesh behesh drejtore finance, mjafton te besh ca thote Zhanina Dapi.”

Arrestohet nëndrejtori i Rilindjes

Përshëndetje Doktor Berisha. Ju vë në dijeni për një arrestim të nëndrejtorit të Ndërmarrjes Nr.2 të Trajtim Studentëve në Tiranë, Elson Shehaj, një nga zyrtarët e lartë të Rilindjes në Tiranë, krahu i djathtë i Vasilika Hysit në fushatën zgjedhore të fundit, i angazhuar direkt në blerje votash. Pasi e kishin hequr si drejtues te Drejtoria e Patentave për korrupsion e falsifikim dokumentash zyrtarë konfidentja e atij që ju e quani “Zho Zho” (Arben Ahmetajt), Zhanina Dapi, që ka ardhur drejtoreshë e Rilindjes te Ndërmarrja Nr.2 e Trajtimit të Studentëve, e mori nëndrejtor personin në fjalë, të arrestuar, edhe pse ishte nën hetim.Ai është arrestuar si pjesë e një grupi të mirëorganizuar, i cili trafikonte kontrabandë në vendin tonë automjete tip “Range Rover” të vitit 2015, duke shmangur vlerën e dogbanes dhe falsifikuar regjistrimin e tyre zyrtar.

Ky Elison Shehaj, që kishte filluar t’ua nxinte jetën punëtorëve, si zv.drejtor i Ndërmarrjes Nr.2 të Trajtim Studenti, që mbante dy sekretare njëherësh, njërën për punë e tjetrën për qejfe, ishte shkarkuar si drejtues te Drejtoria e Patentave, e patën hequr si falsifikator të vulave e stampave, para 3 a 4 muajsh. Edhe pse i dënuar, Zhanina Dapi na e mori zëvendës të vetin, me meritën e vetme se është blerës votash i Rilindjes. Edhe vetë drejtoresha Dapi, që po bën terrorr mbi punonjësit e ndershëm në atë ndërmarrje, ka hequr e po heq punonjës me arsim dhe po bën drejtorë shoqet e shokët e vet me “Bachelor” të blerë në universitete-kioska, apo si ky Shehaj, të dënuar apo në hetim për vepra të rënda penale. Po ushtron terror mbi punonjësit që nuk kanë miq, që nuk i kanë bërë qokat, duke i vendosur në pozicione me paga ordinere. Ju lutemi denoncojeni këtë rast, se si gradohen nga Rilindja falsifikatorë dhe të dënuar e shkarkuar diku tjetër për korrpusion, se si funksionojnë këta hajdutë të poshtër të Edi Ramës dhe siçilistëve.

Ja edhe njoftimi përkatës i Prokurorisë për arrestimin e nëndrejtorit të Ndërmarrjes Nr.2 të Trajtimit të Studentëve Tiranë:

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.

Modifikuar më Diel, 29 July 2018 11:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...