Rama ka vënë në bixhoz të gjithë Shqipërinë

Premte, 03 August 2018 20:27

Nga Fahri Balliu/

Ligji i turpshëm që çoi në parlament qeveria Rama në mbrojtje të bixhozit, me inkurajim dhe frymëzim të tij, nuk e ka të keqen vetëm tek fakti që ai ka dhe veten dhe të vëllain në koncesionin që i përket kësaj sfere, por ky kryeministër tashmë jo nga muaji në muaj, e as nga java në javë, por nga ora në orë tregon që ka vënë në bixhoz të gjithë Shqipërinë, të gjithë shqiptarët dhe të parët ata të verbër që e kanë votuar.

Po të kthehemi në muajt e parë të ardhjes në qeveri të Ramë Kukaleshit, duhet t’a kujtojmë aksionin e madh të policisë “Fundi i Marrëzisë”, ku djalka i ndershëm e i dalë nga spitalet e drogës Saimir Tahiri u lëshua me idenë për të krijuar një tablo të re të jetës së kumarit. Dhe akti i parë i kësaj tabloje ishte vrasja e shokut të tij më të ngushtë, të cilin ai e harroi të nesërmen dhe për të cilin nuk u bë asnjë hetim dhe asnjë kërkim dhe s’ka asnjë përgjigje dhe sot. Dhe tani dalim në pistën e vërtetë, te portreti i qeverisë narkotrafik. Nuk mund të mos e presupozojë edhe bixhozin si një agregat të rendësishëm funksional të shpartallimit të një shoqërie që ka probleme me bukën, me pensionin, me dritat, me ujin. Dhe s’ka se si mos të kujtohet vala e arrestimeve të turpshme e të neveritshme të fakirëve varfanjakë që s’kishin paguar drita,t që varën dhe vranë veten qelive të burgjeve, të policisë që ndërkaq kishte veshur kostumin e kanabisit.

Këto ditë në Itali u miratua një ligj, që quhet i “Dinjitetit”, ku përfshinte edhe qëndrimin ndaj lojërave të fatit dhe bixhozit. Dhe mori mbi 300 vota duke treguar se shoqëria e ka shëndetin moral për të riparuar plagët e veta. Ky kryeministër në mes të ditës i jep hapur licencën e fuqizimit të bixhozit dhe lojërave të fatit. Nga 2013-ta numri i lojërave të fatit, kazinove dhe basteve ka marrë përmasat e kanabisit dhe të drogës dhe s’mund të qëndronte prapa, se bixhozi është mezja ku trafikantët e drogës dhe korrupsionit e përdorin në mënyrë organike.

Gjithkush kush e di rolin e mezes, e pra këtë iu afron shqiptarëve kryeministri i brekusheve pasi u ka afruar drogë, pasi u ka afruar emigracionin e paligjshëm, pasi u ka hequr shpresën.

Presidenti i Republikës e ktheu këtë ligj, e të njëjtën gjë do bënte gjithkush që i do sadopak fëmijët e vet.

Trishtimi i madh është që tatëpjeta e vendit çdo ditë bëhet më e thepistë, vrapi i së keqes nuk po ndalet.  Veçanërisht verbëria e mazhorancës është duke i shkaktuar vendit plagë të pa riparueshme ndërkohë që koha po afron ngjarje serioze në Ballkan. Dhe kjo turmë mynteberësh e ka mendjen vetëm te vjedhja, te plaçkitja, te lufta kundër dhe për asgjësimin e opozitës, te mbyllja  e derës për median e lirë, tek blerjet e shoqërisë civile.

Po ndërkaq duket qartë se Rama ka vënë në bixhoz gjithë Shqipërinë.

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 20:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...