'Nexhmije Hoxha nuk u vu para akuzave reale, madje influenconte tek një nga partitë kryesore'

E Enjte, 27 February 2020 13:27

Analisti Fahri Balliu, autor i librit “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” tha sot se Hoxha nuk u vu asnjëhërë gjatë viteve të pluralizmit, para akuzave të forta, reale dhe se shoqëria shqiptare edhe sot vazhdon të jetë e infektuar prej mbrojtjes që i bën krimit komunist.

Balliu foli në studion e Syri.Tv pikërisht në ditën kur 99- vjeçarja Nexhmije Hoxha u përcoll me arkivol për në varrezat.

“Shteti duhet ta kishte vënë para akuzave të forta, reale, por kjo nuk ka ndodhur, - tha Balliu. -  Përkundrazi, edhe në këto vite, Hoxha ka qënë influente me një nga partitë kryesore, ka darkuar me njerëz kryesorë në pushtet dhe ka ndikuar në emërimin e mbështetësve si zëvendësministra. Ajo madje edhe ka përshëndetur protagonistët.

Shoqëria shqiptare është e infektuar prej mbrojtjes që i ka bërë krimit komunist dhe degjenerimit që vazhdon, në kohërat e reja, po të njëjtit krim komunist.

Për shembull, ndërtimi i Kombinatit Metalurgjik ishte një varr i hapur për Shqipërinë për pasojat që kishte dhe kostot. Çeliku që prodhohej në Elbasan ishte më i shtrenjtë se po të vinte nga Brazili. Po ja, çfarë bëjnë këta me PPP-të?!

Pra, kemi një lloj trashëgimie që e bën të pamundur që të zhyten me thellësi në studime, studiuesit, drejtësia, në krimet e tyre, për përfituar nga mundësitë që të jep ligji, demokracia. Me këtë liri që marrin vazhdojnë sulmet e sotme të maskuara me veshje tjetër.

Nuk ka pasur ndonjë deklaratë të asnjë prej krerëve të Rilindjes, as nga ky që ishte i dashuruar me modelin e Hoxhës gjatë historisë së pluralizmit shqiptar, përveç frazave të përgjithshme, folklorike.”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...