“Kemi dyshime të forta se grupi që po djeg çerdhet ka lidhje me grupin që rrembeu gruan e Roshit.”
Kjo ka qënë ironia e përdorur nga deputeti demokrat Edi Paloka ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Paloka ka reaguar me ironi ndaj këtyre njoftimeve duke I kujtuar Erjon Veliajt mesazhin që u nisi ambasadave dhe mediave të huaja në vitin 2011, për rastin e famshëm të Griselda Roshit, ish-bashkëshortes së Elvis Rroshit, e cila u raportua për disa orë e zhdukur, e përdhunuar dhe madje që kishte humbur edhe fëmijën e saj.
Shumë shpejt u mor vesh që ngjarja ishte inskenim.
Paloka e lidhi ngjarjen e fundit me çerdhet dhe pretendimet e Veliajt me historinë e Griseldës, 7 vjet më parë dhe publikoi foton më poshtë: