Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Kruja, e cila thotë se policia po mban të fshehura dy ngjarje që kanë ndodhur brenda më pak 24 orësh.
Ngjarja e parë bën fjalë për një inspektor policie që ka goditur me pistoletë në kokë një grua e cila është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak.
“Narko policia e Fatzi Drogës fsheh në mënyrë monstruoze krimet! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
‘Zoti Berisha,uroj gjithë të mirat për ju! Nuk dua të publikohem ju lutem…!
Dy ngjarje sot në qytetin e Krujës dhe nuk publikohen!
1: Inspektori i policisë Indrit Qyshka i çan kokën me pistoletë një femre dhe ajo shkon me urgjencë në spitalin ushtarak, asnjë lajm për këtë gjë, asnjë deklaratë nga Policia e Shtetit .”, thuhet në mesazhin dërguar Berishës.
Ngjarja e dytë është për kushëririn e gruas së kryeministrit Edi Rama, Lindës, të cilit mbrëmjen e shkuar i kanë vënë tritol në banesë. Sipas denoncimit, ky lajm nuk po bëhet publik pasi personi në fjalë është trafikant droge dhe armësh.
“2: Që ka dhe më rëndësi, Muharrem Shetës, kushëririt të Linda Ramës në Krujë, mbrëmë i është vënë tritol në shtëpi, që ka tronditur tërë Krujën. Personi i mësipërm trafikant droge, armësh, etj. Si shum të tjerë që Linda i ka punësuar Drejtorë në Arsim, Shëndetësi si: Y.K, B.Sh; R.Sh; F.R. (Të gjithë këto emra janë me njëri tjetrin burrë, grua, motër, vëlla) etj, pa patur asnjë lloj vlere e eksperiencash dhe ky Muharrem Sheta merr rrogë në Oshee. Rrespekte doktor dhe të lutem mos më publiko emrin .Rrespekte doktor”, vijon mesazhi.