Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, ai është zotuar se do t’i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.
“Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t’i informojë qytetarët,” tha Vuçiç.
I pyetur nga gazetarët nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiç tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.
“Le t’i presim rezultatet dhe kështu mund të shohim se kush çka ka fituar, e kush çka ka humbur. Në marrëveshjen eventuale me shqiptarët, duhet ta dimë që të gjithë do të humbim ngapak”, tha Vuçiç,
Ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.