Qeveria socialiste ka miratuar ligjin për zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit Francisko Franko. Lugina e të Rënëve, 40 km larg Madriti, u ndërtua nga vet diktatori, i cili vdiq në 1975.
Sot, ky vend shërben për të glorifikuar fitoren e tij në Luftën Civilë 1936-1939, por aty prehen 37,000 ushtarë të të dy fraksioneve të luftës civile.
Mbi figurën e Frankos ende ka diskutime në Spanjë, i cili megjithëse doli nga një luftë gjakatare, ai modernizoi Spanjën dhe e mbrojti atë nga komunizmi. Madje, gjatë luftës së dytë botërore, ai u përkujdes të mos i bashkohej frontit nazist.