Qeveria Rama ka grabitur deri më tani 3.7 miliardë euro. Shifrat u bënë publike nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili iu referua shifrave zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas këtyre shifrave, Rama u ka vjedhur 5 mijë euro çdo familje.
“Kanë dalë në dritë të dhëna të tjera në lidhje me korrupsionin, zhvatjen e parave të qytetarëve. Korrupsioni i Ramës është i paprecedentë në 30 vite. Fakte zyrtare KLSH 3.7 miliardë euro abuzim. 5 mijë euro për çdo familje shqiptare. Vetëm vitin e kaluar abuzimi ka qenë 920 milionë euro. Qeveria u merr taksën shqiptarëve dhe I shndërron në para për ministrat dhe klientët e tij. Si e bën këtë? Kemi Checkup, merr para për shërbime e kontrolle që nuk I bën kurrë. 19 milionë euro me pronën publike. Se nuk mjaftohet me taksën e shqiptarëve. Kemi rastin “Fusha”. Vjedhja dhe korrupsioni kanë arritur nivelet më të larta” tha Basha.