Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe një herë me dije, se nuk do të ketë asnjë pakt me kryeministrin Edi Rama.
Basha u shpreh se nuk do të ketë as bashkëqeverisje dhe as marrëveshje me Edi Rama, pasi nuk mund të bëhet pakt me krimin.
Duke folur ditën e sotme para gazetarëve, Basha i bëri thirrje Ramës që të mos kalojë vijën e kuqe, pas atëherë njerëzit do të marrin në dorë fatin e tyre.
“Nuk ka asnjë pakt me PS dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS, para se të arrijmë raport opozitar me të gjitha forcat e opozitës, gjithçka tjetër është mashtrim, që bëhet se do të ketë tjetër politik Rama-Basha nuk do të ketë tjetër pakt nuk do të ketë bshkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe PD është ti japim fund një qeveri të lidhur me krimin se pa i dhënë zgjidhje politike problemit gjithçka që ka ndodhur këto kohë do të ndodhë edhe më keq muajt e vitet e ardhshme dhe vendi nuk e mban dot më”, tha prerë Lulzim Basha.