Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, zoti Momtchil Stoyanov Raytchevski.
Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira e të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Duke theksuar nevojën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta nënvizoi se, Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Evropian.