Deputetja demokrate: Rama u premton mbështetje të varfërve duke varfëruar më shumë

Premte, 31 August 2018 17:10

Për deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ajo çfarë po u bën kryeministri Edi Rama qytetarëve të varfër në Shqipëri është një shfaqeje të turpshme.

Përmes një postimi “Facebook”, Pampuri thekson se Rama sot takon njerëzit e varfër dhe u premton mbështetje, në një kohë që është ai shkaktari i fatkeqësisë së tyre.

Postimi i plotë:

Aktori kryrsor ne tragjikomedine; 'Zengini dhe fukarai', kryeministri ne pjesen kur viziton nje familje te varfer e i keqardhur nga corba qe gatoi vete, i premton mbeshtetje.......

Nje burre shteti eshte nje plotikan qe e vendos veten ne sherbim te kombit, ndersa nje politikan eshte nje burre qe e ve kombin ne sherbim te vetes...... "Zhorzh Pompidu" Ndersa "kryeministri yne" eshte nje burre qe nuk ka asnjeren prej te dyjave, por nje opsion te trete vendos parate e shtetit ne sherbim te tij.

Vizita ne njeren nga qindra mijera familjet ne varferi ekstreme eshte thjesht nje shoë, tashme i sprovuar i kryeministrit per imazh, e reputacion ne sy te zgjedhesve te zhgenjyer nga ai tashme.

Kryeministri me ne fund njihet nga afer me nje, dy apo tre nga mijera familje te varfra qe perjetojne cdo dite realitetin e hidhur migjenian, e te cilave i vuri pak muaj me pare ne pikepyetje varferine e i perjashtoi nga skema e ndihmes ekonomike...

Sa me i larte niveli i varferise aq me i deshtuar eshte shteti. Sipas nje raporti te Bankes Boterore me shume se 200 mije familje shqiptare jetojne me 3 dollare ne dite dhe me shume se 20 mije jetojne me 1.9 dollare ne dite.

Ne nje vend ku shtresa e mesme sa vjen e tkurret, duke i lene vendin dy ekstremeve, individe shume te pasur e shpesh te pasuruar ne nje kohe shume te shkurter e individe e familje te varfra te cilat jetojne ne meshire te fatit.

Pak muaj me pare kishim nje seance parlamentare maratone me mocion me debat me kryeministrin mbi perjashtimin nga skema e ndihmes ekonomike te familjeve ne nevoje te cilat u perjashtuan nga sistemi per tu rivleresuar. Por askush nuk shkoi as me pare e as me pas per rivleresim. E tek e fundit c'te shihje e rivleresoje ne ato shtepi e familje ku mjerimi ishte ulur kembekryq e fjalet ishin te teperta.

Nje nder justifikimet ishte zyra e punesimit, te cilen vete kryeministri e trumbetoi dhe nje nder justifikimet anadollake te tij ishte regjistrimi e trajnimi ne keto zyra me qellim nxitjen e punesimit. Por nje raport i Bankes Boterore, e nxjerr bllof kete pretendim te kryeministrit fjalebosh, sipas te cilit nder 2300 persona qe jane trajnuar nga zyrat e punes, vetem 80 prej tyre jane ndermjetesuar per punesim si teknike elektrike, e keshtu me rradhe edhe profesione te tjera ne shifra edhe me te ulta.

Po keta kryefamiljare te tjere c'mund te bejne? Te kthehen ne shtepi, atje ku femijet kembezbathur e kasollja e shembur presin ndonje qindarke nga kryefamiljari, te cilit shteti mund t'i siguroje vetem nje thes miell per zgjedhje.

Kryeministri vizitoi nje familje, ku i krekosur e me kostum i tregoi qe ka shtet e shteti te gjendet kur ke nevoje.....

Por a mund te jete kjo nje politike e nje shteti serioz, apo e nje burri shteti? Absolutisht qe jo.....

Ky kryeminister gjen nje zonje te prekur nga kanceri i gjirit e i premton herceptinen, te cilen mund t'ja siguroje te gjitha zonjave me kancer gjiri, gjen nje zonje te hequr nga ndihma ekonomike e i gjen pune, duke lene mijera te tjera ne harrese, gjen nje familje te varfer e i premton mbeshtetje nderkohe qe kam vizituar dhjetera qe jetojne ne varferi te tejskajshme, e nderkohe ka mijera te tjera nga veriu ne jug qe vuajne per strehe e per buken e gojes.

Jo more kryeminister nuk ndertohet shteti duke shetitur sa nga nje lulishte ne tjetren, duke thurur bejte e duke bere estrade me hallexhinjte. Shteti nuk ndertohet duke u marre me individe e familje te vecanta por me hartimin e politikave eficente ne ndihme e mbeshtetje te cdo kategorie.

Por vetem kete nuk po e ben, por jo ne menyre te papergjegjshme e te pavetedijshme, por ne menyre qe cdo qindarke e buxhetit te shtetit te shkoje ne menyre sa me komode ne arken e miqve biznesmene e terthorazi ne xhepat e kryeminstrit fjalebosh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...