Meta zbulon sa kilometra ka ecur nëpër male

Hënë, 03 September 2018 10:03

Presidenti Ilir Meta ka treguar rreziqet që ka kaluar gjatë vetës, në ngjitjet e majave më të lara në Shqipëri.

Ka qenë një qytetar që e ka pyetur ne rrjetin social Facebook, nëse ka pasur frikë dhe ka qenë ndonjë herë në rrezik, pasi Meta ka treguar se ka kaluar çdo limit.

Në një përgjigje më rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta tregon se ka qenë i shoqëruar nga një grup shumë i mirë, por ka pasur vështirësi. Kreu i shtetit thotë se ishte përgatitur për këtë udhëtim të mbushur me adrenalinë pasi vetëm në muajin gusht ka bërë 500 km ecje nëpër male vetëm në gusht

Pyetja nga qytetari
O zoti Presidenti pa s’ke frikë mor burrë që lëviz kaq i pasiguruar në këto ngjitje të frikshme nëpër maje të thepisura, a të siguron kush mo president për jetën a jo me aq metra lartësi aty s’ke garanci për asgjë!

Përgjigja e Metës
I dashur Astrit! Duke ju falenderuar për pyetjen dua t’ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua nga një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking. Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t’i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi. Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje. Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje. Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale. Por në kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit. Unë do t’i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...