Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike, ka deklaruar edhe një herë sot se opozita wshtw kundër çfarëdolloj ligji që synon prishjen e Teatrit Kombëtar.
Në një prononcim për mediat para godinës së Teatrit Kombëtar Vokshi tha se PD është kundër çdo ligji që përvetëson pronën publike.
"Legjislacioni aktual i ka shumë të qarta procedurat që duhen ndjekur. Rama nuk ka nevojë për një ligj special dhe këtë e vërtetoi edhe përgjigja e BE.
PD denoncon talljen që po bën Rama për hapjen e kësaj gare.
Ligji Rama - Fusha është projekt për pastrimin e parave të drogës, dhe përfitimin e 250 milion eurove. Ky ligj është antikushtetues dhe bëhet vetëm për interesat korruptive të Ramës.
PD ka qenë në krah të artistëve dhe qytetarëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar dhe vlerat kulturore të kryeqytetit.
Vokshi bëri thirrje për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës për këtë çështje."