Rama bllokon KLP-në, mandati i Arta Markut zgjatet në pafundësi

E mërkurë, 12 September 2018 19:07

Edi Ramës i duhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme një njeri i besuar dhe vegël për të mbyllur skandalet e qeverisë dhe deputetëve të tij të lidhur me botën e krimit. Këtë ai po e arrin shumë mirë me Arta Markun, Prokuroren që e miratoi me forcën e kartonit ën Parlament edhe pse nuk i ishte nënshtruar vettingut dhe që u tha se do të jetë e përkohshme deri në ngritjen e KLP-së. Por kjo përkohësia e socialistëve qenka pa limit.

Që të pengojë ngritjen e KLP-së, Rama ka përdorur personat e futur në komisionet e vettingut. Aq shumë u shfaqën disa prej tyre sa me urdhër të Ramës nxorën të pastër  kryeprokuroren Arta Marku për të cilën ONM tha se është e paaftë profesionalisht, dhe gjithashtu me urdhër u rrëzuan shumë prej atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që Ramës i kanë dalë pengesë në karrierën e tij politike.

Komisioni i Vetingut ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Durrësit, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Bujar Hoti, duke sjellë në këtë mënyrë bllokimin zyrtar të ngritjes së strukturës përgjegjëse për krijimin e SPAK dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) përbëhet, ndër të tjerë, edhe nga dy prokurorë Apeli. Në fillim të procesit, kandiduan 4 prokurorë për këto dy vende. Por, pas procesit të Vetingut, tre prej tyre u rrëzuan, e konkretisht; Besa Nikëhasani nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Luan Kaloçi nga Apeli Tiranë dhe së fundmi, Bujar Hoti, nga Apeli Durrës. I vetmi nga prokurorët e Apelit, kandidatë për KLP, që ka kaluar fazën e parë të Vetingut është Arben Dollapaj, i cili ka emërimin në Shkodër.

Në këtë kushte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjendet në situatën që është prej dy muajsh edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, tërësisht i bllokuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një prej institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ky Këshill do të jetë përgjegjës për karrierën e prokurorëve, promovimin, masat disiplinore dhe shkarkimin e tyre.

Gjithashtu, KLP ka dy funksione shumë të rëndësishme-ai është përgjegjës për përzgjedhjen e prokurorëve që do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Në bazë të dispozitave ligjore, çdo prokuror që do të kandidojë për të qenë pjesë e njësisë më të rëndësishme anti-korrupsion, duhet të marrë aprovimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Krijimi i SPAK-ut ishte qëllimi final i miratimit të Reformës në Drejtësi. Kjo njësi e specializuar hetimore do të jetë përgjegjëse për hetimin e rasteve të korrupsionit dhe përfshirje në krim të organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Pra, praktikisht, do të jetë struktura, rezultatet e së cilës do të ndihmojnë në integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Për shkak të kompetencës shumë të rëndësishme, analistë dhe politologë të ndryshëm shprehin dyshimin se vonesa në krijimin e SPAK rrjedh nga mungesa e vullnetit politik, sidomos atij qeveritar. Të njëjtët zëra shprehin dyshimin se qeveria po e arrin të vonojë krijimin e SPAK-ut, duke ndikuar tek Komisioni i Vetingut, i cili, si rregull, duhet të jetë i pavarur.

Vonesa në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sjell si rrjedhojë edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet për një mandat 7-vjeçar nga Parlamenti, në bazë të tre kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pra, mungesa e KLP-së passjell edhe mungesën e procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm kushtetues.

Aktualisht, institucioni i Akuzës drejtohet nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit u zgjodh në detyrë në Dhjetor 2017, vetëm me votat e maxhorancës socialiste, në bazë të një procedurë shumë të dyshimtë ligjore.

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 19:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...