Në ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka takuar politikanët kryesorë në vendin tonë për t’u përshëndetur me të gjithë. Ai ka takuar disa prej figurave më të njohura të politikës shqiptare.
Pasi takoi Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ambasadori Lu i është drejtuar paraditen e sotme selisë blu, për t’u përshëndetur edhe me kryedemokratin Basha. Ai ka zhvilluar me Bashën një takim disa minutësh. mesa duket ky do jetë një takim lamtumire me kreun e demokratëve.