Njeriu i Ramës kërcënoi deputetët, PD kallëzon penalisht të akuzuarin e ngjarjes së Azem Hajdarit

Tuesday, 18 September 2018 19:37

Partia Demokratikë do të padisë penalisht kreun e IKMT-së së Vlorës Fatmir Meta. Në një deklaratë urgjente për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha reagoi ashpër për kërcënimet që Meta drejtoi ndaj deputetëve të opozitës që dolën në krah të banorëve të Jalës që po dhunoheshin nga policia.
“Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët. Fatmir Meta, ose Fatmiri i Nasibesë kërcënoi deputetin e PD-së Agron Shehaj. Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i komisariatit të Tropojës, me makinën e tij udhëtoi më 12 shtator për në Tiranë banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Po atë ditë banda u kthye në Tropojë” tha Basha.
Ai shtoi se D do të depozitojë sot një kallëzim kriminal për Fatmir Metën.
“Drejtësia e ka shpëtuar një herë për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa padronit Edi Ramës i jap këtë paralajmërim: një fije floku po ju prek përfaqësuesve të opozitës, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama në kokën tënde” tha Basha.

Kërcënimi ndaj deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së bashku me deputeten Nada Meçorapaj ishin në Jal në mbështetje të banorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e objekteve nga ana e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as përplasjet ndërsa një moment, siç shihet edhe në video, kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj.

‘Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë’, i drejtohet kryeinspektori deputetit.

Krahas kërcënimit, kryeinspketori IKMT-së ka shkelur gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo ti kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 21:18

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...