Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit shqiptar, njoftoi sot ambasada amerikane në Tiranë.
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni dhe deputetja e LSI-së, Silva Caka diskutuan me znj. Millard mbi rëndësinë e përpjekjeve për fuqizimin e grave dhe barazisë gjinore pavarësishtpërkatësisë politike.
"Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni dhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka diskutuan me Znj. Millard mbi rëndësinë e përpjekjeve për fuqizimin e grave dhe barazisë gjinore pavarësisht përkatësisë politike. #MillardinAlbania" postoi këtë të enjte Ambasada Amerikane duke e shoqëruar me foto.