Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.
Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz. Manifestimi po mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Në manifestim po marrin pjesë krerët e shtetit.
Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, të cilët ishin bashkëshortë, rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.