Shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës pasi u plagos dje në zonën e Unazës së Re.
Gjatë ditës së djeshme Rezmi Caushaj plagosi me thikë Olsi Lelon pasi ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij më këtë të fundit.
51-vjeçari Caushaj ka tentuar disa herë t’i ndajë, por kur nuk ia ka arritur qëllimit, ndaj ka ftuar të dashurin e vajzës në një lokal dhe më pas e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur, por gjatë ditës së sotme ai ndërroi jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta. Policia kap dhe shoqëron autorin. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit : – R. C. Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.