Vettingu politik, frikë apo garanci për shqiptarët

Tuesday, 25 September 2018 11:29

Nga Paulin Marku

Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, levizjet demokratike për liri dhe demokraci,ekonomia e tregut dhe pluralizmi politik u sunduan jo nga klasat e vuajtuara ,por nga shtresat e atyre që në vite ishin afër pushtetit,apo pjesë e pushtetit. Këta apo të besuarit e tyre kapën dhe e privatizuan çdo gjë, pluralizmin, demokracinë, politikën, pushtetin, shtetin, biznesin, pasurinë, drejtësinë, dhe sot për pasojë kanë bërë të mundur instalimin e një regjimi politik e juridik, korruptiv e të kriminalizuar sa që edhe ndërkombëtarët si SHBA , BE e kanë të vështirë për ta çmontuar këtë sistem krimi e korrupsioni. Megjithë këtë angazhim ndërkombëtar në interest e çeshtjes shqiptare , sot akoma shqiptarët nuk reagojnë , nuk lëvizin , nuk protestojnë kundër këtij sistemi, por vetëm durojnë duke shpresuar e pritur në fatin e tjerëve, por rdhe me keq,sot po gjejnë rrugën më të shkurtër,atë të eksodit e të largimit nga Shqipëria. Ky realitet i rëndë,I hidhur,I frikshëm bëhet edhe me heshtjen e Perendimit, të cilit me sa duken kanë humbur shpresat për demokracinë në Shqipëri. Aleatët nuk mund ta shfajësojnë veten e tyre vetëm me vërejtje për politikën shqiptare ,për mosrealizim standartesh demokratike, për moszbatim të ligjit, për vonesën në integrimin e shqiptarëve në Europë, pasi janë ato që sot i njohën, bisedojnë e dialogojnë, me politikanët dhe me këtë elite politike shqiptare mashtruese, hipokrite, të korruptuar e të kriminalizuar. Shqiptarët nuk patën përkrahje të vërtetë dhe serioze nga perendimi, vetëm kur perendimorët u bindën se në çfarë gjëndje të mjerueshme e të rëndë sociale, politike, demokratike dhe sidomos kriminale dhe padrejtësie erdhi dhe u perkeqësua vazhdimisht Shqipëria, e cila nuk kishte rrugëdalje nga politika shqiptare e krimit dhe e korrupsionit, atëhere, por me shumë vonesë ndërhyri për miratimin e VETTING-ut, si i vetmi mjet për ta çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj politike dhe të kësaj drejtësie të kriminalizuar e të korruptuar, hajdute dhe të papërgjegjshme. Ky regjim politik, juridik, kriminal e korruptiv në Shqipëri vetëm sa ua shton vuajtijet, dhimbjet, dhe padrejtësistë shqiptarëve. Prej këtyre padrejtësive ,pabarazive , krimit e korrupsionit të gjithë shqiptarët po largohen nga Shqipëria në rastin më të parë që atyre u krijohet mundësia,sepse e kanë humbur shpresën ,për të punuar e jetuar në Shqipëri. Eksod ka edhe në vënde të tjera ,por atje problemi i eksodit ka të bëjë me konfliktet dhe me luftrat civile ,ndërsa shqiptarët po largohen nga atdheu vetëm prej keqpolitikës ,keqqeverisjes të korruptuar ,të kriminalizuar e cila i shkakton shqiptarëve papunësi, varfëri, vjedhje dhe korrupsion duke grabitur pushtet, pasuri e para dhe që e mbajnë të pazhvilluar ekonomikisht vëndin si dhe nuk punojnë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, të mirëqënies së shqiptarëve. Pse duhet ta durojnë shqiptarët këtë regjim kriminal të politikës dhe të padrejtësisë , këtë regjimi antipopullor, korruptiv dhe prej një drejtësie po të kriminalizuar e të korruptuar. Qytetarët shqiptarë po detyrohen ta braktisin sot Shqipërinë, në permasa të tilla që të kujtojnë ato vënde të cilat pë fatin e tyre të keq janë perfshirë në luftra civile. Kjo është fatkeqesi kombëtare me pasoja shumevjeqare..

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 11:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...