FAKTET/ Ja si i dha Rama vëllezërve Bajri 362 mijë m² plazh-pronë shtetërore në Velipojë

Tuesday, 25 September 2018 12:11

Rama ka shpërblyer vëllezërit Bajri me një pronë të konsiderueshme shtetërore në Velipojë.  Një nga bizneset më të mëdha të këtij grupi është ngritur në një nga zonat turistike në plazhin e quajtur “Pulaj”, ku vëllezërit Bajri pasi kanë uzurpuar disa qindra mijë metra katrorë pronë shtetërore, e kanë “pastruar” nëpërmjet procesit të legalizimit, vetëm 1 vit pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, në muajin Shtator të vitit 2014.

Ky biznes dhe kjo pronë gjigante e uzurpuar dhe legalizuar nga qeveria e Rilindjes, figuron në emër të nënës 80-vjeçare të vëllezërve Bajri.

Gjatë hetimeve është zbuluar, se grupi kriminal paratë e fituara nga një aktivitet i gjerë kriminal brenda dhe jashtë vendit i ka financuar në Shqipëri dhe kryesisht në zonën e qarkut të Shkodrës, në aktivitete tregtare dhe pasuri të paluajtshme. Pikërisht vepra penale e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” është një nga akuzat e shumta, që pritet të ngrejë Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë klan të rrezikshëm.

Shumë prej këtyre aktivitete, rezultojnë të regjistruara në emër të Servete Rustemit (Bajri), nëna e Behar dhe Enver Bajrit, e cila aktualisht është në moshën 80-vjeçare. Hetuesit kanë zbuluar se në një rast, Servete Rustemi është regjistruar me statusin “Person Fizik” dhe ky biznes ndodhet në një nga zonat më të lakmuara turistike në Velipojë, në pasurinë nr.802, në zonën kadastrale nr. 3072.

Nga verifikime më të thella rezultoi se kjo pasuri, sipas librit të ngastrave shkurt 2002, ndodhur në zonën Pulaj, Plazh Shkodër me sipërfaqe 362 mijë e 843 metra katror e llojit Rranishtë, ka qenë me pronar SHTET.

Në praktikën për legalizim të bërë nga Bajrët në Shtator 2014, figuron që porositësi i projektit (Hotel-Bar-Restorant) rezulton të jetë shtetasi Enver Bajri. Sipas dokumentacionit tashmë të sekuestruar, për këtë objekt rezulton se janë bërë dhe dy kërkesa të tjera nga vetë e moshuara, nëna 80 vjeçare e vëllezërve Bajri, Servete Omer Bajri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...