Transmetoi denoncimin tronditës/ Kërcënohet redaksia e televizionit: Do t’ju zhdukim

E Enjte, 27 September 2018 21:21

Redaksia e televizionit që transmetoi dëshminë e oficerit Emiljano Nuhu, Shijak Televizion është kërcënuar. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Basir Çollaku.  Çollaku tha se ditën e djeshme një burrë ka marrë në telefonin fiks të redaksisë dhe ka thënë “Do t’ju vrasim, do t’ju zhdukim”.

“Në redaksinë e Shijak televizion ka ardhur një telefonatë në numrin fiks, burrë ishte, i cili thoshte “Do t’ju vrasim. Do t’ju fshijmë. Do t’ju zhdukim”. Kemi bërë gati, nesër do ta kallëzojmë në prokurori”, u shpreh gazetari Çollaku në emisionin “Opinion”.

Shijak Tv transmetoi dje intervistën e Çollakut me ish-oficerin Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me pistoletë në prani të deputetëve Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, nga djali i këtij të fundit.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 21:47
Login to post comments