Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, e ka konsideruar alarmante mënyrën se si u trajtua ccështja e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit socialist.
Ai e ka cilësuar kambanë alarmi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fushë-Krujë, ku një shtet i tërë u vu kundër vajzës së dhunuar për të mbrojtur djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.
‘Kur flas unë mund të ndërhyjë vetëm kryetari i mazhorancës. Ai ka 24 orë që hesht për këtë. Çfarë e bënë këtë rast një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Ja ku kemi një vazjë jetime e cila përdhunohet nga këta kriminelë, një grup kriminel i drejtuar nga politikanë. Ajo rrihet dhunohet përdhunohet. Nuk është denoncimi i korrikut i pari, ajo ka denoncuar që vitin e kaluar, por në korrik i kanë pranuar denoncimin. Në korrik në komisariatin e Fushë krujës, në vend që ti ofrohet mbrojtje, ngrihet në këmbë media dhe politika për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Këtu ka arritur shteti shqiptar sot. Përballë kësaj jetimeje u vunë, politikanë, policë dhe media të paguara me parë e pushtetit u vunë përball kësaj vajze jetime’, tha Basha