Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në “facebook”, në të cilën duket një zjarr i madh që ka rënë në Spille.
Ajo që evidentohet menjëherë në video është mungesa e zjarrfikësve dhe helikopterëve ushtarak, të cilët duhet të ishin prezentë dhe të shuanin zjarrin.
Duke marrë shkas nga kjo situatë dhe duke rikujtuar edhe faktin se ministrja Xhaçka përdorë helikopterët ushtarakë kur shkon në takime politike, Ish-kryeministri shkruan se ndërkohë që zjarri nuk shuhet ‘ndrikull’ Xhaçka i mban helikopterët për dhe takimet e partisë.
Postimi i plotë:
Zjarr ne Spille, ndrikull Xhaçka me helikopter ne takime partiake!
Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb