Një i sëmurë mendor i ka vënë flakën shtëpisë së tij në Patos. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në lagjen “29 Marsi”, Patos, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur banesa, në pronësi të shtetasit H. H., vjeç 64.
Nga të njëjtave burime mësohet se dyshohet se zjarrin e ka vendosur vetë pasi është me probleme mendore. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 28. 09. 2018, në lagjen “29 Marsi”, Patos, ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur banesa, në pronësi të shtetasit H. H., vjeç 64. Dyshohet se zjarrin e ka vendosur vetë pasi është me probleme mendore. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 151 i Kodit Penal.