×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryeministrit Rama i del emri vetëm për drogë, vjedhje dhe përdhunime

Saturday, 29 September 2018 19:43

 

Drogë, vjedhje, krime dhe së fundmi përdhunime.

Kjo është panorama e qeverisë Rama që prej kur ka ardhur në pushtet.

Është dëgjuar në botë për qeveri që nuk e kryejnë punën e tyre si duhet, por kjo e Ramës është e vetmja qeveri që akuzohet për këto gjëra.

Skandali i qeverisjes së Ramës fillon që në momentin që ministrat e tij kanë ndotur duart me drogë, vjedhje, dhe krime monstruoze.

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u përfshi në një vorbull droge, ku ndihma e tij e vyer kontribuoi në kanabizimin e të gjithë vendit. Pas tij, postin e ministrit të brendshëm e zë një tjetër figurë e inkriminuar. Fatmir Xhafaj, u soll si një vëlla i madh duke favorizuar vëllain e tij për mos kryerjen e një dënimi që ka marrë në Itali për një aferë trafiku droge.

Shqiptarët e kujtojnë se një nga ligjet e miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, ishte edhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale. Pikërisht ky ligj ishte mundësia e artë që Fatmir Xhafaj të zgjidhte hallin e madh të vëllait të tij Agron Xhafaj.

I treti në radhë, por jo më pak i rëndësishmi është Taulant Balla, i cili me një egoizëm të ftohtë kryen çdo krim të mundshëm. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që zbuloi fytyrën e vërtetë të tij, duke i nxjerrë miliona eurot në makinat që u kapën disa ditë më pas në portin e Durrësit.

Balla njihet gjithashtu për lidhjet e tij me kryemafiozët shqiptarë, si Edmond Bega. Kumbari i çdo mafiozi është pikërisht Taulant Balla.

E për të mos mjaftuar e gjithë kjo, emri i tij del edhe si kumbar i përdhunuesve. Këto janë faktet për të cilat njihet Taulant Balla dhe çdo ministër i Ramës, pra vetëm për vjedhje, drogë dhe përdhunime dhe jo për ndonjë sukses dhe arritje në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

I fundit për ti dhënë dorën e fundit kësaj panorame të krimit, është i çmuari i kryetarit të partisë, Erion Veliaj s’ka lënë asnjë tender ti shkojë dëm, duke futur në xhep miliona e miliona lekë. I radhës është ndërtimi i Teatrit Kombëtar, dhe ai po përdor çdo mënyrë manipulimi për të vjedhur deri në qindarkën e fundit qytetarët.

Kjo qeveri e krimit duhet rrëzuar sa më parë nga pushteti, dhe e vetmja mënyrë është Vettingu në politikë. Kësaj panorame të shëmtuar i ka ardhur fundi. /redaksionale

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...