Deputeti i LSI-së Edmond Panariti i është përgjigjur sot deklaratave të presidentit grek, se shqiptarët e Çamërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit.
Panariti i përgjigjet Pavlopulos duke i thënë se bashkëpunëtorë të nazizmit mund të kenë qenë dhe vetë grekët dhe se e vërteta historike flet krejt ndryshe lidhur me masakrat që janë bërë mbi popullsinë çame.
Reagimi i Panaritit:
Nuk mund të akuzosh si bashkepuntore të nazizmit një popullsi te tere z. Pavlopoulos! Sepse të tille nuk mund të jene ata mijera pleq, plaka, nuse të reja came me foshnje në krahe, të zbuar dhe perndjekur padrejtesisht nga shtepite dhe trojet e tyre. Bashkepuntore të nazizmit thoni ju ?! Sigurisht që bashkepuntore ka patur në të dy krahet… edhe te ju!! Dhe sa për të verteta historike që na duhet ti pranojme, po e filloj unë me një të tille. Kjo eshte masakra greke e 374 burrave, grave dhe e femijeve të fshatit tim Panarit në vitin 1914! Saktesisht 200 burra dhe 174 gra dhe femije të pafajshem u vrane barbarisht ! Por askush atje, nuk ben pergjegjes popullin grek për këtë.
Deklaratat e presidentit grek:
Vendi ynë fqinj, Shqipëria, për të cilën ushqejmë ndjenja miqësore, duhet ta dijë se gjithçka kalon nga respektimi i të vërtetës dhe i historisë. Duhet pra ta dijë se e ashtuquajtura çështje çame është problem, pse ata u bënë bashkëpunëtorë të nazistëve. Dhe për sa kohë e mbështet këtë çështje është sikur mbështet ata kriminelë që përgjakën gjithë Europën. Dhe të mos marrë parasysh që Europa ku Shqipëria synon të hyjë, është ngrehina që u krijua për mos t’i jetuar kurrë më ato krime, ato mizori.
I themi krejt sinqerisht, nëse e do miqësinë tonë dhe fqinjësinë e mirë, mbështetjen tonë në rrugën e saj europiane që përndryshe është e domosdoshme, duhet që menjëherë të pranojë të vërtetën e padiskutueshme historike të së kaluarës kriminale naziste të çamëve dhe mos ta përmendë kurrë në marrëdhëniet ndërmjet nesh. Çdo herë që e përmend, është çështje nderi për ne. Le ta kuptojnë, nuk çështje hakmarrjeje. Është çështje drejtësie.
Nuk kam ndërmend që të provokoj përçarje, mirëpo është obligimi im elementar që të rehabilitoj historinë, duke u thënë fqinjve se çfarë është ajo që mund të na bëjë të ecim së bashku, por edhe çfarë është ajo që në mënyrë të panegociueshme do të kundërshtojmë, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vetë familjen europiane.
Madje edhe sot ata i paraqesin ngjarjet në mënyrë të ndryshme. Pretendojnë se gjoja luftuan kundër nazistëve dhe se nuk ishin bashkëpunëtorë të tyre. Është një shtrembërim provokues i të vërtetës historike… E përsëris, çdo mbështetje ndaj këtij shtrembërimi nga Shqipëria fqinje, i influencon dhe madje në mënyrë përcaktuese marrëdhëniet ndërmjet nesh