Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar me ironi ndaj deklarimeve të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga, lidhur me problemet e shumta me të cilat përballen minatorët.
Përmes një postimi në ‘facebook’ Spahiu shkruan se “tani që e ka marrë në dorë Fuga, çështja e minatorëve do zgjidhet përfundimisht”.
Postimi i plotë:
“Tani jam shpresë plotë që hallet e minatorëve do të zgjidhen përfundimisht.
Meqenëse nuk ja doli parlamenti, me shumicë socialiste, çështjen e ka marrë në dorë Drejtori i Marrëdhënieve Komunikuese.
Normal që çështja e Statusit të Minatorëve çalonte thjesht në komunikim, ose minatorët s'kan ditur ç'kërkojnë ose qeveria ska ditur ç'të japi..!!!”