Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me aktivitete e takime të shumta.
Kreu i Shtetit është takuar së fundmi me Këshillin Shqiptaro-Amerikan, përfaqësuesve të të cilit iu ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre.
“Kënaqësi të takohesha me Këshillin Shqiptaro-Amerikan të drejtuar nga Haxhi Dauti dhe t’i falënderoja për kontributin e dhënë nga ana e tyre për çështjen shqiptare dhe kryesisht për zhvillimin e proceseve demokratike në Maqedoni.🇦🇱🇺🇸🇲🇰”, shkruan Presidenti Meta.