Deputetja e PD: Nesër sërish në protestë, shteti mbron krimin e sulmon te pambrojturin

Diel, 30 September 2018 18:07

Deputetja e PD, Orjola Papmuri para pak minutash në rrjetin social FB ka bërë thirrje për të dal serish në protestë ndaj një shteti që mbron krimin e sulmon te pambrojturin. Znja Pampuri kërkon që të dilet në shesh dhe t'i thuhet STOP këtij realiteti mafioz e te dhimbshëm, këtij paradoksi te paprecedent.

Ja statusi i deputetet Orjola Pampuri në FB

“Sot ne burg është një hallexhi i cili mes bukes e energjisë elektrike, zgjedh bukën, e për pak energji shndërrohet si Raskolnikovi i Dostojevskit, ndërsa ai qe transporton droge brenda e jashtë vendit është mik me pushtetarët, e endet i lire e i plotfuqishëm.

Sot ne burg është ai qytetar qe ndërton një gardh pa leje, por jashtë janë ata te cilët ndërtojnë kulla për te shpëlarë paratë e pista.

Sot largohen nga vendi profesorë, mjeke e inxhiniere, por ne krye banditet bëjnë pazare për tenderë e koncensione, ne kurriz te taksapaguesve te varfër.

Sot dhunues e përdhunues janë jashtë hekurave, por qindra mijëra euro merren ne emër te grave te dhunuara. Sot hartohen rezoluta, ligje, financohen trajnime e takime, por viktimat e dhunës ndaj gruas janë gjithnjë e me shume, por te dënuarit për këtë akt janë gjithnjë e me pak. Sot fëmijë deputetesh e politikanesh dhunojnë e përdhunojnë, por shteti i merr ne mbrojtje.

T'i themi STOP këtij realiteti mafjoz e te dhimbshëm, këtij paradoksi te paprecedent.

Nesër ne 17.30, te gjithë bashke për t'i treguar këtij pushteti bandash qe ne nuk mundemi me, qe ne dimë te reagojmë fort për ceshtje kaq civile e qe rendojnë mbi kurrizin tone e qytetareve te vendit tone”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...