Ligji antimafia, Bardhi: Nuk barazojmë biznesin me krimin, godasim kontratat korruptive

Diel, 30 September 2018 18:18

Platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë, prezantuar nga Partia Demokratike sipas këshilltarit ligjor Gazmend Bardhi, nuk është luftë ndaj biznesit por një masë e plotë në mbrojtje të të ndershmëve.  Bardhi thotë se  ligji antimafia garanton një proces transparent, ndërsa sqaron se propozohen mekanizma të pavarur  që do bëjnë  verifikimin e  kontratave publike, duke diferencuar zyrtarët dhe bizneset e  ndershëm me ata të korruptuar.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, sqaron të ashtuquajturën   platformë kundër korrupsionit dhe oligarkisë, duke theksuar se  nuk është luftë, por një masë që garanton në mënyrë të plotë biznesin e  ndershëm.

Gazmend Bardhi: Ne nuk vëmë barazi midis krimit dhe biznesit, vëmë barazi midis krimit dhe krimit. Sepse abuzimi me paratë e shqiptarëve dhe pronat publike është krim.Këtu nuk bëhet fjalë për luftë ndaj biznesit, bëhet fjalë për ato kontrata publike abuzive me të cilat po shpërdorohen paratë e buxhetit të shtetit dhe po tjetërsohen në mënyrë të paligjshme pasuritë publike. Këtu jemi para një krimi që për nga rëndësia dhe efekte që sjell në jetën e çdo qytetari ka të njëjtin impakt si krimi i organizuar.

Bardhi sqaron se ligji garanton një proces transparent, ndërsa propozohet një   Drejtori e pavarur që bën bën verifikimin e  kontratave publike.  

Gazmend Bardhi: Ajo që kemi parashikuar është një proces i ndarë në tre faza.  Faza e parë është një proces administrativ verifikimi nga një Drejtori që do të krijohet sipas ligjit dhe modelit britanik ku ne e kemi marrë këtë lloj procedure.Pas verifikimit nëse konstatohen elementë abuzivë në kontratat publike, informacioni do ti shkojë Prokurorisë Speciale (SPAK), e cila më pas paraqet kërkesë dhe gjykata vendos sekuestrimin dhe konfiskimin e  të gjitha pasurive.

Këshilltari ligjor i selisë blu, thotë se ky ligj është emergjence kombëtare, duke marr parasysh sipas tij  abuzimet me fondet dhe pronat publike.

Partia Demokratike thotë se fatura totale e abuzimit në këto 5 vite qeverisje të socialistëve, kap vlerën prej 2.18 miliardë euro.

/Oranews/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...