Rama mbron banditët, sulmon denoncuesit

Diel, 30 September 2018 19:26

E mbani mend kur Dritan Zagani doli dhe denoncoi publikisht ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, sesi kryeministri Edi Rama e quajti njeriu që kishte punuar ma bandat kundër shtetit shqiptar. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe e vërteta doli në shesh, ku u vërtetua se Tahiri kishte bashkëpunuar me bandat, madje kishte vënë edhe makinën e tij në dispozicion.

Nuk ishte e rastësishme edhe goditja që iu bë pastaj grupit Habilaj, më të cilën me bekimin e Ramës Tahiri bashkëpunonte me ta, ku merrte edhe pjesën e vetë. Dritan Zagani mori azil politik në një nga vendet e BE-së, e ndërsa pak muaj më vonë një operacion i policisë italiane vu në pranga edhe bandën e Habilajve. Edhe pse Zagani i denoncoi me prova të qarta si dhe me fakte, përfshirjen e Saimir Tahirit në grupin e Habilajve, Edi Rama zgjodhi për të sulmuar denoncuesin dhe mbrojti trafikantët e drogës. 

E njëjta histori u përsërit edhe këto ditë. Me të njëjtët personazhe, por këtë herë ishte oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi një ngjarje të rëndë. Bëhet fjalë për përdhunim dhe torturimin e një vajze nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Raja, ngjarje kjo që u bë me dije vetëm nga ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. 

Por, në fakt, pak ditë më parë, përmes një interviste për gazetarin Basir Çollakun, oficeri Emiljano Nuhu, denoncoi se ishte kërcënuar nga vëllai i deputetit të PS-së, madje duke qenë edhe prezent kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla. Madje atij i ishte vënë pistoleta në kokë, për të mos treguar, ndërsa edhe pse rastin në fjalë e kishte denoncuar tek eprorët e tij ai ishte lënë i vetëm, duke mos e marrë në mbrojtje.

Duke u gjetur në këto kushte, oficeri i policisë, i certifikuar nga të huajt dhe me disa specializimi, u detyruar për tu larguar jashtë vendit. Ashtu si në rastin e parë, edhe këtë herë, Edi Rama, i cili e kthejë Shqipërinë në vend të drogës, i cili nuk ka lënë kriminelë pa bashkëpunuar me to, e quajti oficerin e policisë horr. Por, nëse nuk do kishte ky oficer policie, i cili denoncoi me emër dhe mbiemër ngjarjen, atëherë një përdhunues do të ishte ende rrugëve.

Nuk do të jetë e largët dita, që edhe oficeri i policisë të bashkëpunoi me policinë e vendit ku ka shkuar, duke bërë kështu që edhe një bandat tjetër të shkatërrohet. Edi Ramës, çdo që kalon, po i dalin hapur faktet se njerëzit e tij, të cilët i ka në parti dhe bashkëpunëtorë të afërt, edhe në qeveri, nuk janë gjë tjetër vetëm kriminelë dhe trafikantë droge.

Laku po ngushtohet, është çështje kohe kur të jetë edhe radha e tij.

/55News.al/

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 19:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...