Pse nuk u vunë në pranga deputetët Rraja dhe Balla dhe në fund a do na dalë fajtor viktima!?

Diel, 30 September 2018 19:38

Spektakli Rilindja nuk ka munguar as ditën e sotme. Pasi u munduan prej ditësh të merren me oficerin e karrierës Nuhu, teksa u rrekën të akuzojnë atë për mashtrim, braktisje të detyrës, pasi i renditën disa akuza ndaj tij, pasi konsuamuan deklarata politike dhe jo vetëm por edhe institucionale siç ishte ajo e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, pasi nuk nguruan të bëjnë as presion sot bën atë që pritej të ndodhte që nga momentin i dhënies së intervistës së oficerit Nuhu, vënia në pranga e Rexhep Rrajas. Kjo është me e pakta që u detyruan të bëjnë nga presioni i opinionit publik, dhe siç e kanë zakon rilindasit pas spektaklit nisin t’i zgjidhin punët siç dinë vet, në presionin e pushtetit, bandave, parasë dhe në fund përgjegjësi del viktima në të gjithë historitë ku implikohet pushteti i Rilindjes dhe bandave të saj!

E ndërsa opinioni publik këtë priste, sot që veç dhunuesit dhe përdhunuesit në pranga duhej të ishte dhe babai i tij deputet, kreu i grupit të PS Balla si dhe policët përgjegjës të cilët u shkrinë njësh me këtë bandë dhunuese të veshur me pushtet!
Për çudi, dhe për turpin e tyre kjo nuk ka ndodhur!. Është ndaluar Rexhep Rraja, djali i akuzuar për dhunë dhe përdhunim kuptohet duke i dhënë garanci që kjo histori do të zgjidhet dhe ai në fund të procesit do të dal i pafajshëm, pasi siç dhe e kanë trumbetuar deri më tani kjo na paska qenë një zënkë mes të rinj, e vajza na e paska denoncuar nga xhelozia!. Çfarë turpi, si i mban kjo tokë mbi dhe!.
Garancia që kjo do të ndodh tashmë është dhënë qofte nga policia e cila nuk ka reaguar deri më tani, si nga babai deputet që e justifikoi djalin, nga Taulanti i cili betohet që nuk ka lidhje me këtë histori pasi ka qenë për peshk në Pogradec, ndërkohë që dridhej teksa diskutonte në studio për këtë ngjarje!

Supergarancinë e ka dhënë edhe kryeministri i cili u zgjua pas disa ditësh ku ziente i gjithë opinionit publik dhe pohoi se ngjarja na qenka e rëndë por se këtu nuk u dashkan të përzihej opozita shoqëria civile, qytetarët, pasi është një gjë që e zgjidhin institucionet, e pikërisht këtë na e bëka prokuroria. Ku ka prokurori që mund ti jap zgjidhje një çështja kaq tronditëse aq me tepër që është e varur dhe e tredhur nga Rilindja, ku nuk kanë munguar as deklarata politike duke i bërë të qartë organit të akuzës që mos u merr me këtë çështje!

Shoqëria shqiptare duhet të zgjohet, të reagojë fuqishëm, të protestojë fuqishëm duke nisur nga nesër kur qytetarët do të jenë para kryeministrisë, të bëhen shumë, të protestojnë çdo ditë, të rrinë në shesh deri sa të largohet kjo bandë qeverisëse si shpëtim i këtij vendi. Largimi i Rilindjes nga pushteti është zgjidhja!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...