Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale është shprehur se urrejtja e Edi Ramës për bluzat e bardha nuk njeh kufij.
Postimi i plotë
Urrejtja e Rames ndaj bluzave te bardha dhe indiferenca e tij ndaj sherbimit shendetsor nuk njohin kufij. Arrijne deri aty sa shkelen parimet e pavaresise se sherbimeve dhe klinikave universitare ne perzgjedhjen e shefave te klinikave. U imponohet mjekeve qe konkurrojne per keto poste akademike dhe klinike nje komision ne perberjen e te cilit eshte vetem nje mjek dr Dracini, kurse pjesa tjeter e anetareve jane aty per merita pa asnje lidhje me mjekesine, per faktin qe jane miq te Rames apo ministres Manasterliu.
Edhe nje arsye me shume qe mjeket e rinj dhe te talentuar te largohen jashte vendit.