Sot është dita ndërkombëtare kundër varfërisë dhe Shqipëria renditet me vendete Botës së Tretë që duhet ta përkujtojë mirë këtë ditë.
Dhe këtë ditë kryeministri i Shqipërisë zgjodhi ta kujtojë me mënyrën e tij që di ta bëjë më mirë, të bëjë premtime boshe. Rama u kujtua sot, pas 6 vitesh ën pushtet të ri premtoje rritjen e pensioneve, të ri premtoje rritjen e rogave për administratën dhe të tjera ri premtime që nga goja e Ramës kanë dalë në vitin 2013 , kohë kur u kërkonte shqiptarëve votën për të ardhur në pushtet.
Rama premton gjithmonë rritjen e rrogës së administratës. Por që nga marrja e pushtetit rrogës së shqiptarëve nuk u balancohet as inflacioni. Ndërsa çmimet kanë kapur qiellin, rroga vazhdon të jetë e njëjtë.
Premtimet që dalin nga goja e Ramës sa herë është në vështirësi:
1) Ulja e çmimeve të shportës,
2) Ulja e çmimit të energjisë elektrike,
3) Shëndetësia falas,
4) Anulimin e koncesioneve
5) Heqja e taksës së qarkullimit për bujqësinë
6) Bërja e çmimit të naftës për këtë sektor në 13 lekë,
7) Mbyllja e lojërave të fatit
8) Hapja e 300 mijë vendeve të punës
9) Caktimi i rrogës së 13-të
10) Shtimi i pagesës për ndihmën ekonomike
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë 4,520 dollarë në ditë.
Të dhëna të tjera të Eurostat konfirmojnë se, Shqipëria ka ngecur prej disa vitesh në nivelin e të ardhurave. Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-ën. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara.
Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj, ku bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE, ka pohuar se Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’i duhen nga 60 vjet (me skenarin optimist) deri në 200 vjet (me skenarin pesimist) për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.