Që në momentin e marrjes së detyrës së ministrit të komanduar nga kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshi, janë publikuar dhe urdhrat e parë të tij për policinë e shtetit dhe vartësit.
Urdhra që kanë të bëjnë me oraret zyrtare, ku shmanget frekuentimi i kafeneve, udhëzime që kanë të bëjnë me veshjen, dhe së fundi një urdhër tjetër i çuditshëm është ai i heqjes nga shërbimet e dukshme të policëve ”barkdërra”.
Edhe pse mund të duket e paimagjinueshme epiteti ‘’barkdërra”, është e shkruar e zeza mbi të bardhë në një dokument të firmosur nga ana e zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu.
Po ashtu pika e dytë e këtij urdhri të dalë nga Ministria e Brendshme lidhet me uniformat e policëve që kërkohen të jenë të pastra dhe të rregullta.