Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri të ditur se një nga pikat kryesore të programit ekonomik të demokratëve, i hartuar në bashkëpunim me ekspertët e CDU-së, është i dedikuar për të rinjtë.
Basha tha se PD në pushtet do të ofrojë një stazh, të paguar nga buxheti i shtetit për 10 mijë të sapo diplomuar në vit. Sipas kreut të demokratëve, një skemë e tillë do të shërbejë për të ndërtuar një urë mes botës universitare dhe tregut të punës.
“Një nga kolonat tona kryesore të ofertës tonë për rininë, është trajnimi i dyfishtë profesional. Të cilin, në programin tonë ekonomik të hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së do ta gjeni në formën e një stazhi të ofruar fillimisht për 10 mijë të sapo diplomuar në vit dhe të subvencionuar nga buxheti i shtetit me qëllim që të ndërtojmë një urë mes botës universitare dhe tregut të punës”, u shpreh Basha gjatë tryezës së zhvilluar me praninë edhe të Dr. Martin Henze, kryetar i komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU.
Kujtojmë këtu që vetëm pak ditë më parë u publikuan të dhënat e një sondazhi ku tregonte për 79% të të rinjve shqiptarë të cilët duan të largohen nga vendi