Arroganca e kësaj qeverie dhe lëpirësve të kryeministrit Rama nuk ka kufij. E ndërsa 600 familje të “Unazës së Re” po protestojnë prej ditësh kundër një lajmërimi se banesat e tyre do të shemben dhe ata do të dalin jashtë pa asnjë dëmshpërblim, kreu i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla thotë nga Belshi se Tirana nuk do të mbahet peng i këtyre familjeve.
“Nuk mund të lemë disa ndërtesa të mbajnë peng të gjithë kryeqytetin” tha Balla në një takim elektoral në Belsh. Një deklaratë që tregon arrogancën e pushtetit dhe shkëputjen që kjo qeveri ka me qytetarët e thjeshtë.
Për Taulant Ballën rendësi kanë vetëm ato miliona euro koncesion të projektit se aty është edhe pjesa e tortës së tij. Dhe për të marrë pjesën e vetë Taulanti nga Librazhdi nuk do t’ia dijë pse 600 familje do të dalin ën rrugë të madhe.
Banorët e shtëpive që janë parashikuar të shemben me qëllim zgjerimin e Unazës së Madhe, kanë protestuar vazhdimisht duke bllokuar një nga akset kryesore rrugore në qytet.
Me thirrjen “Duam shtëpitë tona”, ata shprehen të palëkundur në vijimin e protestave si të vetmen mënyrë për të shmangur daljen në rrugë të madhe. “Jam vetë i teti në familje. Pa punë, pa asgjë.’kam ku shkoj. Vetëm pasi të na vrasin ne, mund të bëjnë ç’të duan. Nuk tërhiqemi”, pohojnë banorët. Shumica prej tyre i qëndrojnë bindjes se qeveria nuk i ka legalizuar ato qëllimisht, pasi ka të tjera plane ndërtimi për zonën ku ata kanë banuar për gati dy dekada.