Rama e Lame, "komplot ndaj pronës private", projekt “sekret” për fatin e mijëra pronave

Saturday, 24 November 2018 15:21

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek protesta e banorëve të Unazës së Re, qeveria po punon që tu mbyllë gojën mijëra të tjerëve që mund të kenë fatin e tyre me vijimin e projektit të Unazës së Madhe të kryeqytetit.

Kaloi pa u vënë re, por pikërisht një ditë pasi protesta arriti kulmin e saj Kryeministri Edi Rama lancoi reformën e cila mban emrin e madh atë të “zgjidhjes së çështjes së pronës”, por që në të vërtetë mund ta fusë përfundimisht në kolaps atë. Një burim pranë ALUIZNI-t, bën me dije për televizionin Faxnews se ky “komplot” ndaj pronës private daton afro 1 vit e gjysmë më parë, kur iu dha zë fillimisht idesë së bashkimit të Hipotekës me ALUIZNI-n, në emër të zgjidhjes përfundimtare të konflikteve të pronës. Por edhe pse projektligji, mjaft i komplikuar sa i takon ngërçit të madh, për shkak të historisë që dihet tashmë me ligjet e panumërta të pronave të hartuara në gjithë këto vite dhe që shpesh bien ndesh me njëri-tjetrin, u tha se do të përfundonte në shtator të këtij viti, ai nuk është ende gati. Dhe kjo për një arsye aspak të zakontë, pasi në hartimin e tij është treguar kujdes i veçantë që të marrin pjesë sa më pak duar dhe jo siç do të duhej në një rast të tillë me një ligj kaq të rëndësishëm, i cili kërkon ekspertë mjaft të kualifikuar dhe grupe pune të mirëfillta për hartimin e tij nga Ministria e Drejtësisë. Konkretisht, projektligji i bashkimit të këtyre dy institucioneve kyçe të trajtimit të pronës gjatë gjithë kësaj kohe është mbajtur mjaft diskret gjatë gjithë procesit të hartimit të tij në zyrën e një njeriu të vetëm i cili është kreu aktual i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Edhe kjo e ka një motiv, pasi ky ligj për herë të parë minon ndarjen e pushteteve, duke i dhënë një Agjencie të vetme funksionet dhe kompetencat e një gjyqësori. E në fakt, një gjë të tillë e konfirmoi në një lloj mënyre edhe vetë Kryeministri Edi Rama në Libofshë, nga ku shpalli të hapur procesin e komunikimit publik të reformës së pronës.

“Brenda këtij mekanizmi do të ketë dhe një mekanizëm të ri, avokat të qytetarit, një mekanizëm brenda institucionit që do ta përdorin qytetarët për të mos humbur kohë e për të mos qëndruar në pritje, apo për të mos shkuar në Gjykatë, përpara sesa të gjejnë gjuhën e përbashkët me institucionin, apo me palën në konflikt aty,” u shpreh Kryeministri, deklaratë e cila nuk u kuptua qartë dhe nuk u nënvizua nga mediat. 

Ajo që në të vërtetë fshihet pas saj është skandaloze, pasi Agjencia Kombëtare e Titujve të Pronësisë që do të ngrihet pas shkrirjes së Hipotekës dhe ALUIZNI-t, nuk do të merret me atë që i takon një institucioni të tillë, i cili ka thjesht rolin e regjistrimit të titujve të pronësisë që kanë krijuar organet e parashikuara sipas ligjeve në fuqi, por do të shqyrtojë dhe do të vendosë vetë mbi titujt e pronësisë, duke vepruar pothuajse si një Gjykatë, gjë që është një gabim ligjor fatal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...