Skandali/ Përfitoi e 18 mln euro nga Unaza e Re, 'Biba X' sërish nën sekuestro

Premte, 30 November 2018 14:31

 Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër fakt skandaloz lidhur me projektin e Unazës së: 'Kompania Biba X, përfituese e 18 milionë eurove nga Projekti i Unazës së Re është vënë sërish nën sekuestro nga Përmbarimi", deklaroi sot zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

"Edi Rama e ka thelluar edhe më shumë paligjshmërinë me Unazën e Re, kur ka vendosur të nisë shembjen e disa godinave tek rrethrrotullimi i Shqiponjës, duke përdorur një kompani që është nën sekuestro nga përmbarimi, - tha Zhupa. - Historia e sekuestros për kompaninë Biba X, që ka marrë tenderin korruptiv të Unazës së Re, bashkë me një kompani fantazëm, pa pronarë të identifikuar, është përsëritur. 

Për ironi, kompania që, bashkë me Inspektoriatin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi “Shqiponja”, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja. 

Dokumenti që po publikojmë sot mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm  të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në  kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj.

Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore. Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike. Në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti I shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit, në këtë rast Inspektoratit të Ndërtimit, me të cilin po prish godinat. 

Kompania Biba X ishte nën sekuestro edhe në kohën e pjesëmarrjes në tenderin korruptiv dhe të paracaktuar për ndërtimin e 2.2 kilometrave të Unazës së Re. 

Partia Demokratike ka sjellë fakte se i gjithë Projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv dhe në shkelje të plotë të vendimit të qeverisë për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve. 

Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibiliteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh. 

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!"

auto Screenshot 11543584189

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...