Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’, i është rikthyer sulmeve ndaj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Postimin, Vasili e shoqëron me një video të vjetër të Veliajt në një dalje në emision “Opinion”, ku ai premton se në Tiranë nuk do të ketë më ndërtime.
Kreu i Grupit Parlementar të LSi-së, teksa e cilëson kreybashkiakun gënjeshtar pa rivalë dhe konkurrencë, shprehet se Tirana, jo vetëm po shqepet me gënjeshtra, por edhe po plaçkitet nga ai
Postimi i plotë
Kryetari i Bashkise se Tiranes pa rivalë si genjeshtar.(video).
Tirana ka pare keto tre vjet nje cunam te papare genjeshtrash.
Veliaj nuk ka rivale si genjeshtari me i madh qe ka qeverisur Tiranen dhe kjo eshte merita e me e vetme e tij.
I vertete ai eshte kur jep leje per kulla pa fund ne zemer te Tiranes dhe pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon.
I vertete ai eshte vetem kur shan e shfryn dhe i quan qytetaret shpellare,por pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon qe i ka quajtur ashtu.
I vertete ai eshte edhe kur thote se policja ina nuk do te martohet dot se ju prene gishtat,pastaj prap kthehet te genjeshtari dhe e mohon ma lexuan gabim thote.
Tirana ka vetem dy mundesi:ose te vazhdoje te shqepet me genjeshtra,te plackitet dhe te zhbehet si qytet e qytetari ose ti kthehet se vertetes dhe te mbijetoje e te ruaje ato vlera qe mundi i shume brezave ndertoi.
Megjithate se sa genjen ky shiheni ne kete video qe flet vete.