Në Vlorë është zgjedhur sot kryetar i degës së PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika. 352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika.
Disa ditë më parë Deromemaj do të shkruante në FB; -“Më është dhënë mundësia për të kandiduar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Vlorë. Dua të falenderoj të gjithë anëtarët që kanë qënë pjesë e Proçesit te Ristrukturimit, dhe që nëpërmjet tij kanë propozuar emrin tim për këtë pozicion. Një falenderim të vecantë, personal dhe institucional për mundësinë, të cilën e konsideroj një hap të madh në jetën time politike, dua ta bëj për Kryetarin e Partisë Demokratike z. Basha. Me të prej kohësh kemi ndarë Ide rreth Forcimit të Strukturave në Partinë Demokratike. Partia Demokratike është Shtëpia Politike ku Propozohen dhe Zhvillohen Vlerat. Shpresoj që nëpërmjet votës tuaj, të më jepni mundësinë të punojmë sëbashku, nën lidershipin e Z. Basha, me të vetmin objektiv për ta bërë Partinë Demokratike sërish FITUESE!”.